E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira policit Altin Kryeziu që vdiq si pasojë e plagëve që mori gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Sot i jepet lamtumira Altin Kryeziut, policit nga Malisheva që vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Lajmin për këtë e ka dhënë familja e të ndjerit. “Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt…

Lajme

24/08/2026 08:05

Sot i jepet lamtumira Altin Kryeziut, policit nga Malisheva që vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lajmin për këtë e ka dhënë familja e të ndjerit.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.

Altin Kryeziu pësoi lëndime të rënda në një aksident trafiku që ndodhi para 8 ditësh në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Sipas Policisë, një shofer kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, i goditi katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor që ishte duke rregulluar komunikacionin. /Lajmi.net/