Raportohet se një grua është vrarë në Malishevë

Mbrëmë është raportuar për një rast të rëndë të të shtënave me armë zjarri në Malishevë, ku një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gruaja që ka humbur jetën ishte shtatzënë në javën e 34-t. Ajo ishte…

Lajme

24/08/2026 08:00

Mbrëmë është raportuar për një rast të rëndë të të shtënave me armë zjarri në Malishevë, ku një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gruaja që ka humbur jetën ishte shtatzënë në javën e 34-t.

Ajo ishte dërguar për trajtim në QKUK, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë.

Ndërkaq, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Sipas Klan Kosovës, ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Rasti është konfirmuar për Klan Kosova edhe nga Emergjenca e QKUK-së.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e të shtënave dhe motivin e rastit tragjik.