Sindikata e Re e KEK-ut nesër mban mbledhje urgjente pas vdekjeve të shumta të punëtorëve gjatë muajve të fundit

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës. Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve,…

Lajme

23/08/2026 19:12

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.

Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet që kanë rezultuar me lëndime dhe vdekje të punëtorëve.

Në rend dite është edhe marrja e qëndrimeve dhe masave të nevojshme për rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.

Mbledhja do të nisë në orën 08:00, në zyrën e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Sindikata ka kërkuar pjesëmarrje të plotë dhe serioze të anëtarëve të Kryesisë. /Lajmi.net/