PDK i drejtohet sërish me letër Deharit, i kërkojnë thirrje të seancës konstituive – Deputetët e tyre nesër përsëri shkojnë në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. PDK ka bërë të ditur se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës…

Lajme

23/08/2026 19:32

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

PDK ka bërë të ditur se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Përndryshe, krytetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në seancën e fundit kërkoi kohë për të propozuar kryeparlamentarin.

Ndaj kësaj qasjeje kanë reaguar nga PDK, duke thënë se është cenim i rendit kushtetues nga partia që drejton Kosovën që nga viti 2021.

Njoftimi plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Koha: 11:00

Vendi: Salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.

Ju mirëpresim!