RDK anulon aksionin para Qeverisë, në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka njoftuar se ka anuluar aksionin simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 17:00 para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, vendimi për anulimin e aksionit është marrë në shenjë respekti për zyrtarin policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një aksident…

Lajme

23/08/2026 15:34

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka njoftuar se ka anuluar aksionin simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 17:00 para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi për anulimin e aksionit është marrë në shenjë respekti për zyrtarin policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një aksident trafiku në krye të detyrës.

“Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

RDK ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Kryeziut për humbjen e rëndë.

Aksioni simbolik ishte planifikuar të mbahej para objektit të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/