Haxhiu me fjalë prekëse për Altin Kryeziun: Detyrën e zgjodhi si shërbim ndaj të tjerëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës, ditë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se sot, familja e Altinit humbi njeriun e…

Lajme

23/08/2026 14:38

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës, ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se sot, familja e Altinit humbi njeriun e dashur, ndërkaq, siç tha ajo, Policia e Kosovës një koleg dhe pjesëtar të saj që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj të tjerëve.

“Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve. Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”, ka shkruar Haxhiu.