Detaje nga vrasja e turistit në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se e përdori Sokrat Vata

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia. Top Channel raporton se policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti…

Lajme

23/08/2026 13:37

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia.

Top Channel raporton se policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Sokrat Vatës, i cili dyshohet se e ka goditur 20-vjeçarin me thikë.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e provave që mund të hedhin dritë mbi dinamikën e konfliktit.

Thika e gjetur është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje.