Reagon Limaj pas vdekjes së policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për familjen dhe gjithë Malishevën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës. Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit e Kryeziut. “Me dhimbje të madhe…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit e Kryeziut.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Altin Kryeziut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në krye të detyrës”, ka shkruar Limaj.
Ai ka thënë se kjo është një humbje e rëndë për familjen Kryeziu, kolegët e tij dhe gjithë Malishevën.
“Familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Altinin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ju qëndroj pranë në këtë dhimbje të madhe. U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, shkroi Limaj.