Rrahje mes babait e djalit në Mitrovicë të Veriut, njëri përfundon i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje me djalin e tij në Mitrovicë të Veriut. Rasti ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 16:15, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, babë e bir janë përfshirë në një rrahje. “Është raportuar për një rrahje në mes të dy personave, babë e bir, si pasojë viktima…

Lajme

23/08/2026 09:11

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje me djalin e tij në Mitrovicë të Veriut.

Rasti ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 16:15, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, babë e bir janë përfshirë në një rrahje.

“Është raportuar për një rrahje në mes të dy personave, babë e bir, si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas rastit është larguar dhe ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/