Gjendet pa shenja jete në banesë një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë. Rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor. “Viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij”, thuhet në raportin e Policisë. Ekipi mjekësor ka…

Lajme

23/08/2026 08:53

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë.

Rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor.

“Viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/