Ngërçi institucional, Arifi: Kemi një dështim spektakolar të klasës politike

Analisti Dritëro Arifi e ka cilësuar situatën e krijuar rreth ngërçit institucional në Kosovë si një dështim të madh të klasës politike dhe institucioneve të drejtësisë. Arifi në emisionin “Info Magazine”, ka thënë se institucionet duhet të respektojnë Kushtetutën, të cilën, sipas tij, e kanë miratuar vetë. “E para, kemi një dështim spektakolar të klasës…

Lajme

23/08/2026 08:19

Analisti Dritëro Arifi e ka cilësuar situatën e krijuar rreth ngërçit institucional në Kosovë si një dështim të madh të klasës politike dhe institucioneve të drejtësisë.

Arifi në emisionin “Info Magazine”, ka thënë se institucionet duhet të respektojnë Kushtetutën, të cilën, sipas tij, e kanë miratuar vetë.

“E para, kemi një dështim spektakolar të klasës politike. Kjo është dështim spektakolar”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, Kosova nuk mund të funksionojë jashtë rregullave që i ka përcaktuar vetë përmes Kushtetutës.

“Një shoqëri e cila nuk punon në bazë të rregullave që i ka përcaktuar vetë… ne vetë e kemi votuar atë Kushtetutë. Parlamenti ynë e ka votuar dhe parlamenti ynë mundet me e zhbërë. Pra, derisa nuk e zhbën, duhet me respektu”, tha ai në Klan Kosova.