Të shtëna me armë zjarri në Pukë pasi policia shkon për të monitoruar një parcelë me kanabis

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëm ë në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz të Pukës. Sipas informacioneve paraprake, efektivë të policisë ndodheshin në një zonë të thellë malore për të monitoruar një parcelë të dyshuar me kanabis. Dyshohet se personi i përfshirë në kultivim ka…

Lajme

23/08/2026 08:16

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëm ë në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz të Pukës.

Sipas informacioneve paraprake, efektivë të policisë ndodheshin në një zonë të thellë malore për të monitoruar një parcelë të dyshuar me kanabis. Dyshohet se personi i përfshirë në kultivim ka pikasur policinë dhe është larguar me shpejtësi.Një prej punonjësve të policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të arratiset.

“Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit”, njofton policia.