Institucionet ende të pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, në orën 11:55, Aleanca zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë së Kosovës. Po ashtu edhe Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se, aktiviteti i tyre do të jetë sot pasdite në…
Lajme
Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, në orën 11:55, Aleanca zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu edhe Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se, aktiviteti i tyre do të jetë sot pasdite në orën 17:00 para ndërtesës së Qeverisë.
Në ftesën e mediave nuk janë dhënë hollësi për qëllimin dhe mesazhin e këtyrë aksioneve simbolike.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ende nuk janë konstituar institucionet.
Përveç PDK-së, edhe Aleanca ka vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.
Të dyja këto parti kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka siguruar 53 vende në kuvend, PDK 22 deputetë, LDK 18 dhe Aleanca 7 deputetë.