U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova

Gjatë ditës së sotme, policia e Shtetit të Shqipërisë, ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, e më pas edhe në Kosovë. Në portin e Durrësit, u sekuestruan 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur…

Lajme

22/08/2026 23:25

Gjatë ditës së sotme, policia e Shtetit të Shqipërisë, ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, e më pas edhe në Kosovë.

Në portin e Durrësit, u sekuestruan 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC, ku vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1 milion euro.

Siç raporton Syri, tre të arrestuarit Besfort Jaka, Taulant Duraku dhe Luan Gashi, dhe të njëjtit janë nga Gjakova.