Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq – është i moshës së mitur

Policia në veri të Mitrovicës ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më herët në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur para dhe stoli ari. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari L.B., i mitur, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, teksa po hynte në…

Lajme

22/08/2026 19:05

Policia në veri të Mitrovicës ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më herët në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur para dhe stoli ari.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari L.B., i mitur, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, teksa po hynte në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur tek i mituri 5 mijë e 750 euro dhe 2 mijë dinarë, për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vjedhja e raportuar.

Rasti ishte raportuar më 21 gusht, ndërsa nga shtëpia e viktimës ishin marrë 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Me arrestimin e personit të katërt, Policia thotë se po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes./lajmi.net/