Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, lejon vetëm kalimin e cisternave të këtij shteti
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet kryesisht e mbyllur për trafikun detar, ndërsa Irani po lejon kalimin e disa anijeve të përzgjedhura në mënyrë selektive. Sipas CNN-it, Teherani ka lejuar një numër cisternash irakiane të naftës të kalojnë përmes ngushticës, pas kërkesave të përsëritura nga qeveria në Bagdad. Iraku është prekur ndjeshëm nga kufizimet në…
Bota
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet kryesisht e mbyllur për trafikun detar, ndërsa Irani po lejon kalimin e disa anijeve të përzgjedhura në mënyrë selektive.
Sipas CNN-it, Teherani ka lejuar një numër cisternash irakiane të naftës të kalojnë përmes ngushticës, pas kërkesave të përsëritura nga qeveria në Bagdad.
Iraku është prekur ndjeshëm nga kufizimet në këtë korridor strategjik, i cili konsiderohet një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Vendimi për t’u dhënë leje cisternave irakiane, ndërkohë që trafiku tjetër mbetet kryesisht i kufizuar, tregon se Teherani po zbaton një qasje selektive ndaj kalimit të anijeve.
CNN raporton se informacionet janë bazuar në mediat shtetërore iraniane dhe agjencinë IRNA.