Haxhiu viziton delegacionin kosovar në anijen ‘AROYA’ në Taranto

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, të shtunën ka vizituar sportistët dhe delegacionin kosovar që po qëndrojnë në anijen “AROYA” në Taranto, ku po zhvillohen aktivitetet e Lojërave Mesdhetare 2026. Haxhiu ishte e shoqëruar nga ministrat Blerim Gashani dhe Elbert Krasniqi, si dhe nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala. Gjatë…

Lajme

22/08/2026 14:27

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, të shtunën ka vizituar sportistët dhe delegacionin kosovar që po qëndrojnë në anijen “AROYA” në Taranto, ku po zhvillohen aktivitetet e Lojërave Mesdhetare 2026.

Haxhiu ishte e shoqëruar nga ministrat Blerim Gashani dhe Elbert Krasniqi, si dhe nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala.

Gjatë vizitës, ajo u prit nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe përfaqësuesit e ekipeve kosovare që po marrin pjesë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Vizita u zhvillua në kuadër të mbështetjes dhe përkrahjes institucionale për sportistët kosovarë, të cilët po përfaqësojnë vendin në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Kosova në këtë ngjarje të madhe sportive po përfaqësohet me 163 sportistë.