​Tahiri: Deputetët po e shkelin Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve

Në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e deputetëve në Kuvend, duke thënë se, bashkë me kryesuesin e seancës, po shkelin Kushtetutën dhe…

Lajme

22/08/2026 13:42

Në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e deputetëve në Kuvend, duke thënë se, bashkë me kryesuesin e seancës, po shkelin Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

Tahiri ka thënë se duhet t’u përcillet një mesazh deputetëve të cilët, sipas tij, sot nuk janë në vendin e tyre të punës.

“Një mesazh duhet të shkojë në veshin e atyre që sot nuk janë në vendin e punës së tyre, sepse rrezikimi i shtetit nuk vjen vetwm nga keqqeverisja por vjen duke shkelur mbi vendimin e sovranit dhe demokracisë, si dhe nga vazhdimi i shkeljeve të Kushtetutës si akti më i lartë i një shteti dhe rregullimit të një shoqërie. Kushtetuta është duke u parë si një mënyrë për t’iu shmangur vullnetit të sovranit…. 05:06…Deputetët janë duke e shkelur aktin më të lartë të shtetit, edhe partia më e madhe në pushtet”, deklaroi Tahiri.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u mbatën më 7 qershor.

 

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.