Rikthehet në operim njësia A4, KEK: Tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 është rikthyer në operim. Ata kanë thënë se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin. “Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 është rikthyer në operim.
Ata kanë thënë se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.
“Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, ka njoftuar KEK-u. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: