Një person tentoi të hidhet nga kati i shtatë i një objekti në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të premten në Mitrovicë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person me probleme të shëndetit mendor, nga kati i shtatë i një objekti, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme, duke rrezikuar kalimtarët, dhe më pas ka tentuar të hidhet nga ballkoni. Policia thotë se ka…

Lajme

22/08/2026 09:08

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të premten në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person me probleme të shëndetit mendor, nga kati i shtatë i një objekti, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme, duke rrezikuar kalimtarët, dhe më pas ka tentuar të hidhet nga ballkoni.

Policia thotë se ka arritur të kapë personin, i cili më pas është dërguar për trajtim në QKUK.