Motoçiklisti nuk iu bind urdhrit të policit, godet zyrtarin dhe veturën – tre të lënduar në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesit të motoçikletës, Polici i ka dhënë shenjë për të ndaluar por ai ka tentuar të shmanget dhe ka goditur policin dhe një veturë. Zyrtari policor dhe dy personat në…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore.
Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesit të motoçikletës, Polici i ka dhënë shenjë për të ndaluar por ai ka tentuar të shmanget dhe ka goditur policin dhe një veturë.
Zyrtari policor dhe dy personat në veturë kanë pësuar lëndime.
“Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2026 – 21:10. Ka ndodhë aksident në trafik në të cilin ka qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesit të motoçikletës polici i ka dhënë shenjë për t’u ndalë, por i dyshuari ka tentuar të shmanget duke mos iu bindur urdhrit të policit, e ka goditur policin dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor dhe dy personat në veturë kanë pësuar lëndime”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/