Mërgimtarët po i përfundojnë pushimet, kolona të gjata po krijohen në pika kufitare për të dal nga Kosova

Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë është krijuar kolonë prej rreth 800 metrash. Situata është më e qetë në pikat e tjera kufitare. Në Jarinjë…

Lajme

22/08/2026 08:12

Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë është krijuar kolonë prej rreth 800 metrash.

Situata është më e qetë në pikat e tjera kufitare.

Në Jarinjë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 5-10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Kolonë prej rreth 250 metrash është raportuar edhe në pikën kufitare në Dheu i Bardhë.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në ora 07:31.