Moti sot, ditë me diell e temperatura deri 38 gradë
Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimale mes 32 dhe 38 gradë celsius, përcjell KosovaPress. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4 metra në…
Lajme
Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimale mes 32 dhe 38 gradë celsius, përcjell KosovaPress.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4 metra në sekond, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.
Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë mesditës dhe pasdites.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.
Indeksi UV: I LARTË – Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.
Ndërkohë, të dielën temperaturat minimale pritet të jenë mes 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 29 dhe 34 gradë Celsius.