​Hidhet shorti i Superligës në basketboll

Sot, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, në prani të përfaqësuesve të klubeve, është bërë hedhja e shortit të Superligës. Në javën e parë, kampionia në fuqi Trepça do të udhëtojë te Rahoveci 029, ndërsa Bashkimi do të përballet me Golden Eagle Yllin. Bora do të jetë nikoqire e Vëllaznimit, kurse derbi i…

Sport

21/08/2026 15:27

Sot, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, në prani të përfaqësuesve të klubeve, është bërë hedhja e shortit të Superligës.

Në javën e parë, kampionia në fuqi Trepça do të udhëtojë te Rahoveci 029, ndërsa Bashkimi do të përballet me Golden Eagle Yllin. Bora do të jetë nikoqire e Vëllaznimit, kurse derbi i kësaj xhiroje do të jetë ai ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Në javën e dytë, Trepça do të presë Pejën në një përballje interesante, ndërsa Vëllaznimi do të përballet me Sigal Prishtinën. Golden Eagle Ylli do të jetë mysafir i Borës, kurse Rahoveci 029 do të takohet me Bashkimin.

Në javën e tretë, nënkampionia Bashkimi do të presë kampionen Trepça, ndërsa Bora do të luajë ndaj Rahovecit 029. Sigal Prishtina do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse Peja do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.

Në javën e katërt, Trepça do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa Golden Eagle Ylli do të presë Pejën. Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës, kurse Bashkimi do të takohet me Borën.

Në javën e pestë, Bora do të përballet me Trepçën, ndërsa Sigal Prishtina do të presë Bashkimin. Peja do të luajë në shtëpi ndaj Rahovecit 029, kurse Vëllaznimi do të takohet me Golden Eagle Yllin.

Në javën e gjashtë, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa Rahoveci 029 do të presë Vëllaznimin. Bashkimi do të jetë nikoqir i Pejës, kurse Bora do të luajë ndaj Sigal Prishtinës.

Në javën e shtatë, Sigal Prishtina do të presë Trepçën në një tjetër përballje të fortë, ndërsa Peja do të përballet me Borën. Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Bashkimit, kurse Golden Eagle Ylli do të luajë ndaj Rahovecit 029.

Me këtë short, ProCredit Superliga pritet të sjellë që në javët e para përballje të forta dhe derbi që premtojnë spektakël për adhuruesit e basketbollit kosovar.