“Ah Albin e meriton me ja shpue kryt po nejse i vjen reni edhe ati”- 6 muaj burgim për Kadri Xhemajlin që kanosi Albin Kurtin
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.
Sipas marrëveshjes, ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin lidhur me lartësinë e dënimit dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv.
Gjykata njoftoi se i akuzuari ka të drejtë ankese lidhur me lartësinë e dënimit.
Sipas aktakuzës, Xhemajli ngarkohej me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në aktakuzë thuhet se Xhemajli ka komentuar: “Ah Albin e meriton me ja shpue kryt po nejse i vjen reni edhe ati”.