Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Kadri Xhemajli, i cili akuzohet për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Kadri Xhemajli, i cili akuzohet për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”
Sipas Kodraliut, i akuzuari ka kuptuar natyrën e veprës penale për të cilën akuzohet, peshën e saj, si dhe përfitimet dhe pasojat që rrjedhin nga pranimi i fajësisë.
Prokurori special ka vlerësuar se marrëveshja është lidhur në përputhje me kërkesat ligjore dhe se i akuzuari e ka dhënë pranimin e fajësisë në mënyrë të vullnetshme dhe të vetëdijshme.
Këtë deklarim e ka mbështetur edhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rinor Arifi, i cili ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Kadri Xhemajli akuzohet se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka kanosur kryeministrin Albin Kurti me privim nga jeta.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Xhemajli e ka bërë komentin me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit, për çka ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata, pas shqyrtimit të kushteve ligjore, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.