Askush nga themeluesit e VV-së në Gjilan mbrëmë nuk e priti Kurtin- 21 vjetorin e themelimit me zyrtarë nga Skenderaj, Prizreni e Lipjani e fëmijë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka shënuar dje 21 vjetorin e themelimit. Kjo degë ishte themeluar në gusht të vitit 2025, duke qenë ndër qendrat ku edhe nisi periudhën e hershme të zhvillimit Vetëvendosje. Ndër figurat kyçe të kësaj partie në Gjilan në fillimet e saj ishin figura si Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi e…

Lajme

21/08/2026 09:41

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka shënuar dje 21 vjetorin e themelimit.

Kjo degë ishte themeluar në gusht të vitit 2025, duke qenë ndër qendrat ku edhe nisi periudhën e hershme të zhvillimit Vetëvendosje.

Ndër figurat kyçe të kësaj partie në Gjilan në fillimet e saj ishin figura si Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi e Besa Baftiu.

Por pikërisht këta emra nuk ishin mbrëmë aty.

Madje e çuditshme ishte se lideri i VV-së, Albin Kurti, shkoi nga Prishtina bashkë me zyrtarë nga komuna të tjera si Prizreni, Lipjani, Prishtina, Skenderaj.

E nga Gjilani aty kishte krejt pak përfaqësues, e më tepër fëmijë.

Në fotografitë e publikuara shihet Alban Hyseni si kryetar i VV-së, disa asamblistë e fëmijë që po dëgjonin Kurtin derisa fliste.

Siç duket pikërisht themeluesit e VV-së në Gjilan nuk janë më asnjë pranë liderit të VV-së dhe kësaj partie politike që pësoi ndryshime rrënjësore ndër vite./Lajmi.net/