Del para trupit gjykues Kadri Xhemajli, i akuzuari për kanosjen e Kurtit
Është paraqitur në Gjykatë Kadri Xhemajli, i akuzuar për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në seancë mungon i dëmtuari Albin Kurti. Gjyqtari Rrahman Beqiri, tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar. Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemajli, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit…
Lajme
Është paraqitur në Gjykatë Kadri Xhemajli, i akuzuar për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në seancë mungon i dëmtuari Albin Kurti.
Gjyqtari Rrahman Beqiri, tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemajli, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.