PDK për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, bashkë me ta edhe Aleanca

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë po marrin pjesë edhe asamblistë të…

Lajme

21/08/2026 08:33

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë po marrin pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca po kërkojnë që të vazhdohet seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke e konsideruar të domosdoshme kthimin e procesit në Kuvend.Protestat e PDK-së para Qeverisë kanë nisur ditë më parë, ndërsa partia ka deklaruar se do të vazhdojë aksionet deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.