“Hero”, Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një prej figurave që ka shënuar një epokë në historinë e vendit. Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se Thaçi, pavarësisht qëndrimit në Hagë, vazhdon të flasë me krenari…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një prej figurave që ka shënuar një epokë në historinë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se Thaçi, pavarësisht qëndrimit në Hagë, vazhdon të flasë me krenari për luftën çlirimtare dhe me besim në drejtësi.
Ai i ka cilësuar emocionuese fjalët e ish-presidentit, ndërsa është shprehur i bindur se Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij do të kthehen në Kosovë më 16 shtator.
“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi. Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë”, ka shkruar Hamza.
“Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe. Lira ka emër”, shkroi ai.
Postimi i plotë: