Thaçi për 16 shtatorin: Pres lirimin nga çdo akuzë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë intervistë vetëm 26 ditë para shpalljes së aktgjykkimit nga Gjykata Speciale. I pyetur se cilat janë pritjet e tij nga procesi gjyqësor, Thaçi ka qenë i prerë. “Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit”,…

Lajme

20/08/2026 22:47

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë intervistë vetëm 26 ditë para shpalljes së aktgjykkimit nga Gjykata Speciale.

I pyetur se cilat janë pritjet e tij nga procesi gjyqësor, Thaçi ka qenë i prerë.

“Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit”, ka thënë Thaçi në Debat Plus, në RTV Dukagjini.

Thaçi është pyetur edhe nëse është penduar për iniciativën për themelimin e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Ai ka thënë se nuk është penduar, por ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është përdorur vullneti i institucioneve të Kosovës.

“Jo. Por nuk do të besoja se vullneti i të zgjedhurve të popullit të Kosovës do të keqpërdorej kaq brutalisht”, ka theksuar ish-presidenti.