Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë persona lëndohen pas përplasjes së tri veturave
Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në zonën e Sllatinës. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tri automjete, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi. “Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është…
Lajme
Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në zonën e Sllatinës.
Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tri automjete, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.
“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Ejupi.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar apo rrethanat që çuan deri te aksidenti./lajmi.net/