Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv

Zyrtari policor i cili mori lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka tha për klankosova se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, por tha se gjendja e tij është kritike. “Pacienti po vazhdon me…

Lajme

20/08/2026 19:55

Zyrtari policor i cili mori lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka tha për klankosova se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, por tha se gjendja e tij është kritike.

“Pacienti po vazhdon me qëndru dhe të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv edhe më tutje. Për momentin gjendja është shumë e rëndë dhe kritike”, tha Uka.