Ministrja Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. Rizvanolli ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht të zhvillojnë hetim administrativ dhe të sigurojnë llogaridhënie nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e protokolleve…

Lajme

20/08/2026 19:25

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Rizvanolli ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht të zhvillojnë hetim administrativ dhe të sigurojnë llogaridhënie nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e protokolleve të sigurisë.

“Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ajo ka kërkuar gjithashtu rivlerësimin e masave të sigurisë dhe zbatimin rigoroz të tyre për mbrojtjen e punëtorëve.

Postimi i plotë i Artane Rizvanollit: 

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti. Familjes Ahmeti, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë.
Njëkohësisht, nga KEK-u kam kërkuar veprime emergjente për të rivlerësuar masat e sigurisë së punëtorëve dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të tyre.