Tragjedia në Shëngjin, zbulohet emri i personit të vdekur dhe atij që mbeti i lënduar – u prenë nga helika e gomones

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u lëndua. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku. Sipas Top Channel, në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë…

Lajme

20/08/2026 18:54

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u lëndua.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.

Sipas Top Channel, në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.

Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të lënduar tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqarojë detajet e plota të ngjarjes së rëndë.