MASh apel prindërve: Mos i blini ende tekstet mësimore, çmimet nuk janë përcaktuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor. Përmes një komunikate, MASh ka njoftuar se negociatat me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve të teksteve mësimore ende nuk kanë përfunduar, transmeton lajmi.net.…

Lajme

20/08/2026 19:03

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor.

Përmes një komunikate, MASh ka njoftuar se negociatat me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve të teksteve mësimore ende nuk kanë përfunduar, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i librave, bashkë me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Sipas MASh-it, pasi të përfundojë procesi i negocimit, do të publikohet katalogu përfundimtar dhe do të bëhet e ditur shuma që do të ndahet për blerjen e teksteve për secilin nxënës.

Ministria u ka kërkuar prindërve që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos blejnë paraprakisht librat, pasi lista përfundimtare dhe çmimet ende nuk janë përcaktuar.

Një apel i veçantë u është bërë edhe librarive dhe shitësve të teksteve mësimore, të cilëve u është kërkuar që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

MASh ka theksuar se prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet të mbështeten vetëm në njoftimet dhe publikimet zyrtare të Ministrisë për çdo informacion të ri lidhur me tekstet mësimore.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe shitësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës./lajmi.net/