Kosova i nis me humbje Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje debutimin historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në ndeshjen e parë të Grupit B, “Dardanët” u mposhtën nga Greqia me rezultat të pastër 0–3 në sete. Kosovë 0–3 Greqi (13–25, 13–25, 15–25). Pavarësisht rezultatit, kjo sfidë do të mbetet historike për volejbollin kosovar,…

Sport

20/08/2026 15:52

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje debutimin historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në ndeshjen e parë të Grupit B, “Dardanët” u mposhtën nga Greqia me rezultat të pastër 0–3 në sete. Kosovë 0–3 Greqi (13–25, 13–25, 15–25).

Pavarësisht rezultatit, kjo sfidë do të mbetet historike për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve mori pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Kosova tani do të synojë të reagojë në ndeshjen e radhës. “Dardanët” më 22 gusht do të përballen me Spanjën në Taranto, me takimin që nis në orën 18:00.