KRU “Hidroregjioni Jugor” nis aksionin në Mushtisht, shkyçen konsumatorët me borxhe për ujë
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit. Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht. “KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po…
Lajme
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.
“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në njoftim.
Kompania ka bërë të ditur se aksioni synon rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.
“Ky aksion është pjesë e masave të ndërmarra për rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit”, thuhet më tej.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, në të gjitha njësitë e kompanisë.
“Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e Kompanisë”, thuhet në njoftim.