E rëndë: Punëtori që vdiq në KEK ishte i riu nga Mitrovica, Sindikata e punëtorëve publikon fotografinë

Punëtori i KEK’ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën në vendin e tij të punës sot pas ra në kontakt me tensionin elektrik. Për vdekjen e tij njoftoi vetë KEK, duke thënë se organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse. Në lidhje me këtë rast…

Lajme

20/08/2026 15:26

Punëtori i KEK’ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën në vendin e tij të punës sot pas ra në kontakt me tensionin elektrik.

Për vdekjen e tij njoftoi vetë KEK, duke thënë se organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe Sindikata e Re e KEK-ut.

Ata kanë shprehur ngushëllime familjes.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili sot humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës. Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të. Në emër të Sindikatës së Re të KEK-ut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut. Pusho në paqe, Arbenit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!”, ka shkruar Sindikata. /Lajmi.net/