Haxhiu udhëton në Itali, merr pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për krerët e shteteve dhe…

Lajme

20/08/2026 13:02

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këtë edicion, Kosova do të përfaqësohet në 17 sporte individuale dhe katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë.

Ky është numri më i madh i sportistëve me të cilin Kosova është përfaqësuar deri më tani në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni “Taranto 2026” ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se Lojërat e ardhshme Mesdhetare do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030. /Lajmi.net/