Vlora Çitaku publikon foton e Hashim Thaçit: “Edhe 26 ditë!” deri te verdikti i Speciales

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi në mes mbështetësve nga fushatat elektorale të kaluara. “Edhe 26 ditë!”, shkroi Çitaku, duke iu referuar kohës deri te vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së në Hagë. Gjykata Speciale më 16 shtator do të shpallë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri…

Lajme

20/08/2026 11:58

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi në mes mbështetësve nga fushatat elektorale të kaluara.

“Edhe 26 ditë!”, shkroi Çitaku, duke iu referuar kohës deri te vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së në Hagë.

Gjykata Speciale më 16 shtator do të shpallë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.