Behrami shfaqet në Kuvend me mesazh të qartë: Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është shfaqur në ambientet e Kuvendit të Kosovës me një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës së re. Në fotografi Behrami, ai shihet duke mbajtur në dorë një zarf në të cilin shkruan: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”. Mesazhi vjen në…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është shfaqur në ambientet e Kuvendit të Kosovës me një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës së re.
Në fotografi Behrami, ai shihet duke mbajtur në dorë një zarf në të cilin shkruan: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”.
Mesazhi vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa deputetët vazhdojnë përpjekjet për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të përmbyllur procesin e konstituimit të institucionit. /Lajmi.net/
