Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve janë ngritur 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale. Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 12 persona me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, janë parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave. “Prishtinë, 20 gusht 2026 –…

Lajme

20/08/2026 11:08

Brenda 24 orëve janë ngritur 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 12 persona me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, janë parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.

“Prishtinë, 20 gusht 2026 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëdhjetë e tetë (78) aktakuza, kundër njëqind e katër (104) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave”, thuhet në raport.