Peci apelon qytetarët të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça: Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça. Peci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se lumi Trepça po pastrohet rregullisht, duke theksuar se mirëmbajtja e tij kërkon angazhim dhe shpenzime të vazhdueshme. “Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe…
Lajme
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça.
Peci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se lumi Trepça po pastrohet rregullisht, duke theksuar se mirëmbajtja e tij kërkon angazhim dhe shpenzime të vazhdueshme.
“Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe më pak investime!”, ka shkruar Peci, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lumit.
Ai ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të adresojë kërkesat e qytetarëve dhe se institucionet po angazhohen për mirëmbajtjen e hapësirave publike.