E rëndë- Burri dyshohet se shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në rajonin e Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshohet se burri e shtyu gruan e tij nga shkallët, pas një konflikti në mes tyre. Pas këtij rasti gruaja ka pranuar tretman mjekësor. Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19…

Lajme

20/08/2026 09:15

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në rajonin e Prishtinës.

Sipas informacioneve të para dyshohet se burri e shtyu gruan e tij nga shkallët, pas një konflikti në mes tyre.

Pas këtij rasti gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026 rreth orës 15:00 në Hajvali.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyja palët janë intervistuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/