Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se opozita po kërkon respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit. Kadrijaj i bëri këto komente gjatë aksionit të PDK-së, i cili po zhvillohet tash e disa ditë para ndërtesës së Qeverisë së…
Lajme
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se opozita po kërkon respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit.
Kadrijaj i bëri këto komente gjatë aksionit të PDK-së, i cili po zhvillohet tash e disa ditë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku Kurtit po i kërkohet të shkoj në Kuvend dhe të vazhdojë seanca konstituive.
Kadrijaj tha se opozita do të vazhdojë të kërkojë konstituimin e plotë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Ne krejt çka po kërkojmë, po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka qartësuar periudhën kohore se kur duhet të konstituohet Kuvendi dhe më pas zgjedhja e presidentit. Askush nuk është mbi ligjin, e mbi ligjin nuk është as Albin Kurti”, tha Kadrijaj.
Kadrijaj paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet deri në përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve.
“Ne nuk do të ndalemi si opozitë e organizuar deri në konstituimin e plotë të Kuvendit dhe Qeverisë. Nuk ka më kthim mbrapa. Nëse Albin Kurti vazhdon këtë avaz, edhe ne do të vazhdojmë me protesta, të cilat do të jenë edhe më masive”, deklaroi ajo.