“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen protesta nëse nuk formohen institucionet. “Nëse nuk konstituohet Kuvendi, nëse nuk formohet Qeveria, nëse vendi shkon në zgjedhje….”, tha fillimisht ajo. Ajo akuzoi partinë në pushtet për…

Lajme

19/08/2026 22:50

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike.

Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen protesta nëse nuk formohen institucionet.

“Nëse nuk konstituohet Kuvendi, nëse nuk formohet Qeveria, nëse vendi shkon në zgjedhje….”, tha fillimisht ajo.

Ajo akuzoi partinë në pushtet për moszbatim të vendimeve të Kushtetueses.

“Datën e fundit ashtu si po e llogarit, interpretimin që po e bën Kurti sipas qejfit të vet …. Ata po e llogaritin 30 ditë nga dita kur ka nisur konstituimi”, tha ajo.