Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin në një kthesë. Sipas të dhënave të ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti lëvizte me 114 km/orë. Nga rindërtimi i…
Lajme
19/08/2026 20:51
Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona.
Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin në një kthesë.
Sipas të dhënave të ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti lëvizte me 114 km/orë.
Nga rindërtimi i dinamikës së aksidentit rezulton se njëra prej gomave ka goditur platformën prej betoni ku ishte vendosur një tabelë. Pas përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Tre personat që ndodheshin në makinë humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave të ekspertizës, përveç shpejtësisë së lartë, drejtuesi i automjetit rezultoi edhe nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së mërkurës, ndërsa viktimat janë Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar.