Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ka vazhdon të ketë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit. Ai ka deklaruar të mërkurën se aktualisht situata me Iranin është e mirë, pavarësisht që janë ndaluar negociatat mes dy shteteve. “Tani për tani, mendoj se situata është shumë e mirë”, ka thënë Trump para gazetarëve. Ai…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ka vazhdon të ketë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka deklaruar të mërkurën se aktualisht situata me Iranin është e mirë, pavarësisht që janë ndaluar negociatat mes dy shteteve.
“Tani për tani, mendoj se situata është shumë e mirë”, ka thënë Trump para gazetarëve.
Ai ka thënë se bisedimet me Teheranin mund të fillojnë përsëri “në një moment”.
Trump ka thënë vazhdimisht se përparësia e tij është parandalimi i Iranit nga pajisja me një armë bërthamore, ndërsa administrata e tij vazhdon të peshojë hapat e saj të ardhshëm në konflikt.