Nga patrullimi te arrestimi: Policia ndalon 45-vjeçarin në Kaçanik, në posedim të tij gjenden pistoletë dhe 12 fishekë
Zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor në Kaçanik kanë ndaluar një person, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, kur policia, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, ka vërejtur një person duke qëndruar në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik. Gjatë kontrollit të…
Lajme
Zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor në Kaçanik kanë ndaluar një person, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, kur policia, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, ka vërejtur një person duke qëndruar në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, tek personi me inicialet B.G., 45 vjeç, policia ka gjetur një pistoletë dhe një karikator me 12 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.